Ambasadori i Hungarisë viziton Komunën e Prizrenit, uron Totajn për detyrën e re

Ambasadori i Hungarisë viziton Komunën e Prizrenit, uron Totajn për detyrën e re

Kryetari i Komunës së Prizrenit, Shaqir Totaj ka pritur në takim Ambasadorin e Hungarisë, në Kosovë, Jozsef Bencze, i shoqëruar nga konsullja Marta Horvath dhe konsulli i Nderit, Irfan Daullxhiu.


Sipas një njoftimi të komunës, në takim të parë me përfaqësuesit diplomatik të shtetit mik të Hungarisë u bisedua për mundësinë e iniciativave të reja të bashkëpunimit mes Prizrenit dhe qyteteve të Hungarisë, në fushën e ekonomisë, politikës, kulturës dhe arsimit.

Njëkohësisht Bencze shprehu urimet e përzemërta për zgjedhjen e kryetarit të ri të komunës së Prizrenit.

Lexo edhe

Video