Szunyog: Shqetësuese mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend

Szunyog: Shqetësuese mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend

Instituti EPIK, në bashkëpunim me Komisionin për Integrim Evropian të Kuvendit të Kosovës, kanë mbajtur tryezën me temën “Presidenca Franceze e Këshillit të Bashkimit Evropian”.

Kryetarja e Komisionit, Rrezarta Krasniqi tha se Kosova është projekti më i suksesshëm i shtetndërtimit në botë. Ajo u shpreh optimiste në liberalizimin e vizave.

“Në fund të procesit, nuk duhet të humbim shpresat. Nuk është kohë për pesimizëm, është koha për bashkëpunim me vendet aleate. Institucionet tona duhet të tregojnë pjekuri në procesin e dialogut me Serbinë”, tha ajo.


Ambasadorja e Francës në Kosovë, Marie Christine Butel theksoi se Franca është aktive në agjendën ndërkombëtare që ka të bëjë me zvogëlimin e përdorimit të  gazrave.

E, shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog,  ndër tjera ka folur edhe për punën e kuvendit.

“Është një konsensus shumë i fortë për integrimin e Kosovës në BE, dhe të gjitha partitë politike e mbështesin këtë proces, por mendoj se është gjithashtu e rëndësishme që ato deklarata të përgjithshme të mbështetjes për integrimin në BE gjithashtu të shndërrohen në aktivitete konkrete të këtij Kuvendi. Më duhet të pranoj se ne jemi duke monitoruar punën e Kuvendit dhe na shqetëson shpesh mungesa e kuorumit dhe ndonjëherë ecuria e ngadaltë e akteve kyçe legjislative në Kuvend, dhe padyshim që kjo vlen edhe për këtë ndryshim gjithëpërfshirës të legjislacionit zgjedhor por edhe për Ligjin për Financimin e Partive politike”, tha ai.

Ndërkohë që në seancën e së martës, në mungesë të vendimmarrjes ka dështuar në Kuvendin e Kosovës votimi i projektligjit për financimin e subjekteve politike. Me ç’rast kryeministri Albin Kurti nga foltorja e Kuvendit tha se përmes Projektligjit të financimit të partive politike rrite transparenca dhe llogaridhënia ndaj publikut dhe ë këtë vota arsyetohet.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.