Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ambasadori i BE-së në Kosovë nënshkruan tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro

Ambasadori i BE-së në Kosovë nënshkruan tri projekte me vlerë 11.8 milionë euro

Shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë/Përfaqësuesi i Posaçëm i BE-së, Tomash Sunjog, nënshkroi sot tri projekte me vlerë prej 11.8 milionë euro që sigurojnë mbrojtje sociale për grupet e cenueshme në Kosovë gjatë pandemisë së koronavirusit.

Projektet do të sigurojnë mbështetje emergjente, mbrojtje sociale dhe rimëkëmbje të shpejtë socio-ekonomike për grupet më të cenueshme, veçanërisht për fëmijët dhe gratë. Këtu përfshihet një skemë e ndihmës emergjente për adresimin e nevojave bazë të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, duke përfshirë familje që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht.

 Synimi është të përmirësohet qëndrueshmëria e politikave sociale që adresojnë pabarazitë dhe nxisin kohezionin social në planin afatmesëm dhe afatgjatë.

Ambasadori Sunjog përkujtoi se pandemia ka krijuar një ndjenjë izolimi mes individëve dhe e ka destabilizuar jetën shoqërore, duke shkaktuar shqetësime mendore dhe fizike si kurrë më parë.

“Sot ne shpallim fillimin e programit të rëndësishëm i cili do të kontribuojë në nxitjen e solidaritetit dhe kohezionit shoqëror në komunitetet tona, që janë tronditur kaq shumë nga efektet dramatike të pandemisë dhe ndikimi i saj në jetën e njerëzve[…]I njëjti solidaritet edhe për ndihmën e BE-së për Partnerët tanë të Ballkanit Perëndimor, për Kosovën, mobilizimin e shpejtë të 5 milion euro fonde për pajisje dhe furnizime mjekësore. Shpërthimi i pandemisë u pasua nga zhvillimi i programit të ndihmës makro financiare. Gjithmonë, mbështetja e deri në 100 milion euro, e Evropës për Kosovën, ka për qëllim financat publike, punësimin e të rinjve dhe qeverisjen e mirë, me një fokus të veçantë në luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Një mbështetje buxhetore e financuar nga BE, prej 26 milionë euro nisi në dhjetor. Ajo quhet financa e pakos së rimëkëmbjes ekonomike e qeverisë për të zbutur ndikimin në humbjet e vendeve të punës dhe për të ndihmuar rihapjen e bizneseve”, tha ai.

Ambasadori Sunjog theksoi edhe se “tashmë, teksa vaksinat bëhen gradualisht të disponueshme, BE-ja po mobilizon të gjitha burimet e saj për të siguruar qasjen e partnerëve të Ballkanit Perëndimor në vaksinat COVID-19”.


Ndërkohë ai tha edhe se programi synon të ndihmojë një popullsi prej 200,000 banorësh.

“BE-ja për mbrojtjen sociale, është financiarisht më i madhi i llojit të tij në fushën e mbrojtjes sociale në Kosovë duke siguruar 11.8 milionë euro në total. Programi synon të ndihmojë një popullsi prej 200,000 banorësh, dhe përfshin një skemë mbështetje emergjente për të adresuar nevojat themelore të 8,000 familjeve që jetojnë në varfëri, përfshirë ato që u përkasin grupeve të pakicave ose që nuk janë të regjistruara zyrtarisht[…]Më lejoni të theksoj se pas kësaj krize adresimi i pabarazive sociale në Kosovë duhet të jetë një përparësi në agjendën politike pas zgjedhjeve, dhe se përpjekjet serioze institucionale, janë të nevojshme për të luftuar varfërinë përmes politikave të Ndihmës Sociale”, tha ai.

Programi do të zbatohet në koordinim me Ministrinë e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe Qendrat Komunale për Punë Sociale, si institucionet kryesore përgjegjëse për politikat sociale dhe ndarjen e skemave dhe shërbimeve të ndihmës.

Me c’rast Mentor Morina nga departamenti i politikave Sociale dhe Familjare pranë MPMS, thotë se

“Mbështetja e ofruar në vlerë prej rreth 12 milion euro nga ky program që ka filluar të zbatohet sot, dhe që vazhdon deri në vitin 2023, do të mundësojë ndihmën që u kemi ofruar shumë familjeve dhe njerëzve në nevojë me paketa të ndryshme si ushqimi, mjete higjienike, si dhe për shërbimet e drejtpërdrejta sociale dhe familjare për fëmijë dhe gra në të gjitha Komunat e Republikës së Kosovës”, tha ai.

Lexo edhe

Video

error: