Ambasadori Hovenier vizitoi Manastirin e Graçanicës

Ambasadori Hovenier vizitoi Manastirin e Graçanicës

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Kosovë, Jeff Hovenier, ka vizituar Manastirin e Graçanicës, ku është takuar me peshkopin serb, Teodosije.


Përmes një postimi në Twitter, Hovenier ka njoftuar se në këtë takim kanë diskutuar mbi sigurinë që duhet të ketë çdo qytetar në Kosovë pa u diskriminuar.

“Kënaqësi të shoh përsëri peshkopin Teodosije dhe të vizitoj Manastirin e Graçanicës sot. Vazhduam diskutimin për të siguruar që çdo kosovar të mund të adhurojë pa diskriminim. Respekti për trashëgiminë fetare dhe kulturore është ideal i dashur në çdo demokraci moderne multietnike”, ka shtuar ai.

Lexo edhe

Video