Ambasadori Hill: Kemi probleme me kryeministrin Kurti
Lajme
Lexohet për: 2 min.
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se vendet perëndimore e kanë bërë të qartë se Kosova do të përballet me pasoja për shkak të zhvillimeve në veri të Kosovës, duke theksuar se problemet janë me kryeministrin Albin Kurti.

Ambasadori Hill në një intervistë për Zërit të Amerikës tha se kryeministri Kurti nuk është pajtuar me kërkesat perëndimore për uljen e tensioneve duke tërhequr njësitë e posaçme të policisë dhe kryetarët e komunave nga veriu.

“Mendoj se kemi një problem me zotin Kurti, ai nuk është i gatshëm ta pranojë. Më duket se kemi disa probleme shumë thelbësore me të, nëse ende mund ta konsiderojmë si partner. Por këtë vendim ia lë ambasadës sonë në Prishtinë”, ka thënë ai.

Megjithatë, ambasadori Hill nuk përmendi pasojat me të cilat do të mund të ballafaqohej Serbia në rast se nuk përmbushen pritjet e bashkësisë ndërkombëtare.

“Ne e konsiderojmë ai si një partner të mirë, ai dhe qeveria e tij janë partnerë të mirë në këtë proces. Dhe shpresojmë që kështu të vazhdojë. Ne do të donim që ai të bënte ç'është e mundur për të shtensionuar situatën dhe shohim që tashmë po shohim shenja se zbatohet. Kjo është shumë pozitive. Isha i pranishëm në bisedimet (me Escobarin, Vuçiçin dhe Lajçakun,) natën tjetër dhe mund t'ju them se ato shkuan përtej krizës aktuale në Kosovë. Mendoj se ka një mirëkuptim me autoritetet në Serbi se si të ecim përpara, t'i bëjmë gjërat së bashku. Shpresoj që edhe populli i Serbisë do ta kuptojë se ne duam të bashkëpunojmë shumë më tepër politikisht, ekonomikisht, në fushën e sigurisë, që është një nga arsyet e vizitës së gjeneralit (Daniel) Hokanson (i Gardës Kombëtare të SHBA-së). Ne jemi shumë të interesuar për përmirësimin e marrëdhënieve me Serbinë - të paktën aq sa janë të interesuar njerëzit dhe qeveria në Serbi për të. Ne e ndjejmë se Serbia po bëhet një partner gjithnjë e më i mirë për ne”, ka thënë ai./ Zëri i Amerikës

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024