Ambasadori gjerman takon Kurtin, e uron për fitoren

Ambasadori gjerman takon Kurtin, e uron për fitoren

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka takuar kryetarin e Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurtin, të cilin e ka uruar për fitoren e përbashkët me Vjosa Osmanin.


Përmes një statusi në Tëter, ambasadori Rohde ka thënë se në këtë takim diskutuan edhe për çështjet aktuale, sfidat dhe mundësitë e intensifikimit të bashkëpunimit.

“Sapo u takova me Albin Kurtin dhe e përgëzova atë për fitoren e madhe të VV së bashku me Vjosa Osmanin. Ishte një diskutim i mirë për të gjitha çështjet aktuale dhe sfidat, përfshirë edhe intensifikimin e mëtejmë të bashkëpunimit”, ka shkruar ambasadori Rohde.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: