Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ish-gjykatësit të EULEX-it

Ambasadori gjerman në Kosovë i reagon ish-gjykatësit të EULEX-it

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde  i ka reaguar ish-gjykatësit të EULEX-it, Malclom Simmons që raportoi të hënën para deputetëve të Komisionit për Legjislacion, Mandate, Imunitet, Rregulloren e Kuvendit dhe Mbikëqyrjen e Agjencisë Kundër Korrupsionit adresoi një varg akuzash ndaj punës ndër vite të EULEX-it në Kosovë.

Rohde shprehet i shqetësuar pse Kuvendi i Kosovës i ka dhënë platformë ish-gjykatësit të EULEX-it, Malcolm Simmons për siç thotë ai kampanjën dezinformuese të Simmons.

Deklaratat e Simmons, ambasadori gjerman i quajti përgënjeshtrime bindëse.

“Përgënjeshtrim shumë bindës dhe gjithëpërfshirës i EULEX-it për pretendimet e pabazuara. Unë thjesht habitem pse Kuvendi i Kosovës ende i ofron ish-gjykatësit Simmons një platformë për ta vazhduar këtë fushatë të dezinformimit”, ka shkruar ambasadori në Twitter.


Përmes një videolidhjeje, ai tha se EULEX ka synuar të largojë nga jeta politike personat që iu referohej si “peshqit e mëdhenj”, derisa paraqiti raste, ku sipas tij qëllimi ishte vetëm dënimi dhe jo vendosja e drejtësisë. Krahas kësaj, Simmons tha se është bërë shumë pak në zbulimin dhe hetimin e krimeve të luftës në Kosovë edhe pse në vitin 2014 ka zbuluar dokumente, ku përfshihen informata për të dyshuarit serbë dhe të gjitha të dhënat personale të viktimave kosovare.

Megjithatë, tha se në këtë fazë nuk mund të jap të dhëna të detajuara, mirëpo nëse komisioni vendosë të hap një hetim të plotë, ai do të ofrojë detaje dhe dokumentacion për t’i mbështetur pretendimet e tij.

Simmons tha se kur ka diskutuar me EULEX se pse nuk shtyhen përpara hetimet e krimeve të luftës të kryera nga të dyshuar serbë, atij i është thënë se autoritet serbe nuk i kanë resurset dhe vullnetin për t’i hulumtuar ato.

Lexo edhe

Video