Ambasador për mikpritje-hoteli pranë Rërës së Hedhur gati për sezonin verorë

Është ambasador në fushën e hotelerisë dhe shërbimet që ofron. Hotel Ambassador ndodhet në vendin e quajtur Rëra e Hedhur në Shëngjin, ku deti dhe kodrat pas janë bërë kurorë hijesh. Korrektësia, profesionalizmi i stafit dhe çmimet e arsyeshme janë krejt çfarë po e karakterizojnë këtë resort, ku me pronësinë e re është vera e parë e pritjes së turistëve.

Hoteli që gjendet në vijë të parë të detit, ofron gatime speciale, rehati e qetësi, dhoma komode me pamje magjike. Posedon dhoma për çift, dhoma familjare por edhe suita.

Pronari i “Hotel Ambassador”, Ilir Koprani tregon për KosovaPress, për kapacitet dhe se çfarë do iu ofrohet pushuesve të cilët shumica janë nga Kosova.

“Është viti i parë që kemi filluar me “Hotel Ambassador”, këtu në Shëngjin të Rëra e Hedhur. Hoteli ndodhet në një pjesë të veçantë të kësaj ane. Është një hotel me kapacitet prej 60 dhoma. Përveç 60 dhomave ofrojmë restorantin ku shërbehet mëngjesi, dreka dhe darka. Janë dy beach-bare që janë në këtë pjesën që janë për pushuesit e hotelit, por edhe për pushuesit e tjerë, meqë këtu ka edhe apartamente të tjera…Është edhe një lloj launge, ku gjatë ditës do të organizohen shkuma party, do të performojnë këngëtarët më të mirë shqiptarë. Kurse edhe gjatë natës do të ketë argëtim për të gjithë Shëngjinin. Kjo synojmë që të jetë si pikë referente argëtuese. Meqë ka kapacitet jashtëzakonisht të madh, ka 3400 m2 brenda për brenda”, tregon ai.

Hotel Ambassador mysafirë më të shpeshtë ka kosovarët, të cilët tashmë i njohin bukuritë e kësaj ane.

“Shumica të mos them 90 për qind janë pushues kosovarë, të cilët tashmë edhe e njohin këtë anën e Rërës së Hedhur. Një pjesë e madhe edhe i njohin bukuritë që ofron kjo pjesa e hotelit Ambassador. Një pjesë edhe prej njerëzve që vijnë edhe prej vendeve të tjera, por operojmë edhe me bashkë mërgimtarët”, shton ai.

Koprani vjen nga Kosova për të investuar në Shëngjin, por që tash e sa vjet po merret me fushën e hotelerisë në këtë anë.


“Nuk mendoj që është e vështirë, së paku për mua nuk është diçka e re, sepse nuk është viti i parë që jam në Shëngjin. Është viti i katërt. Unë këtu jam duke iu falënderuar mikut tim Zefë Doqit, pronarit të Hotel Ëilson. Ka që katër vjet që bashkëpunojmë atje bashkë dhe këtu jemi bashkë-pronar.

Ai në intervistën për KosovaPress flet edhe për çmimet në këtë sezonë verore dhe çfarë përfshihet në paketë.

“Këtë sezonë verore besoj që do të operojmë me çmime modeste, me çmime mesatare. Jo prej çmimeve të shtrenjta, por as prej atyre të lira. Sivjet presim që me qenë një sezonë më fluks më të madh, të gjithë po e dimë se vitin e kaluar ka qenë një sezonë e kufizuar për shkak të pandemisë. Sivjet presim me qenë një fluks më i madh i pushuesve. Por besoj dhe shpresoj që shërbimet do t’i rrisim”, tregon Koprani për KosovaPress.

Ani pse viti i parë, Koprani ka pritshmëri të mëdha.

“I kemi 60 dhoma, aty kemi dhoma dyshe, treshe,  familjare, besoj që kapacitet do të jenë 220 deri në 230 persona për ditë. Shpresojmë që korriku dhe gushti do të operojmë me kapacitet të plot”,

Meqë vet është nga Kosova, ai shton se është i vetëdijshëm për kërkesat e pushuesve.

“Unë sa e kam vërejtur, të gjithë kur vijnë këtu dhe kur e kuptojnë që pronarët janë nga Kosova ndihen më mirë. Ne e kemi një përparësi sepse ua dimë kërkesat si te ushqimi por edhe gjërat tjera. Besoj që më mirë se hotel Ambasador nuk dinë t’i përshtatet kërkesave të kosovarëve, asnjë hotel tjetër në Shëngjin”, përfundon Koprani.

Për të shijuar aromën e detit dhe të pishave pranë Rërës së Hedhur, nuk ka vend më të mirë akomodimi se sa në Hotel Ambassador.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: