Ambasada Zvicerane shpalos platformën për punësimin e të rinjve

Ambasada Zvicerane shpalos platformën për punësimin e të rinjve

Qeveria Zvicerane po zhvillon platformën për punësimin e garantuar për të rinj, në  kuadër të bashkëpunimit me Qeverinë e Republikës së Kosovës.

Kështu ka bërë të ditur Ministria e Financave.


Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve.

Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit. Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë.

“Në kuadër të bashkëpunimit të suksesshëm në mes të Qeverisë së Republikës së Kosovës dhe Qeverisë Zvicarane është zhvilluar platforma për punësimin e garantuar për të rinj. Kjo platformë është donacion i Agjencisë Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim dhe projektit EYE për Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve. Për këtë qëllim, Ministri Hekuran Murati priti në takim përfaqësuesin e Ambasadës Zvicerane z. Christophe Favre dhe përfaqësuesit e projektit EYE, për të parë bashkërisht prezantim e platformës së punësimit. Gjatë takimit, Ministri Murati theksoi se punësimi është prioritet kyç i Qeverisë, e këtë po e dëshmojmë përmes politikave që në qendër kanë punësimin e qëndrueshëm për të gjitha kategoritë. Në anën e tij, z. Christophe Favre u shpreh entuziast për projektin në fjalë, dhe konfirmoi edhe njëherë mbështetjen e Qeverisë zvicerane për nisma të tilla që synojnë zhvillimin ekonomik e ngritjen e mirëqenies sociale. Platforma për skemën e punësimit të garantuar për të rinj do të lancohet së shpejti nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve”, thuhet në njoftimin e MFPT-së.

Lexo edhe

Video