Kombëtarja e Kosovës ka regjistruar mbrëmjen e së enjtes fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin “Katar 2022”, duke e mposhtur Gjeorgjinë me rezultat minimal 1:0.
Për çka Ambasada e Italisë në Kosovë ka uruar ekipin e futbollit të Kosovës, duke e quajtur këtë fitore historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022.
“Urime ekipit të futbollit të #Kosovës për fitoren e parë historike në kualifikimet për Kampionatin Botëror 2022. Bravissimi! Go #TeamKosovo! 💪🏻”, ka shkruar ambasada në “facebook” mëngjesin e sotëm.