Ambasadori Britanik Nicholas Abbott ka zhvilluar një takim me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin, të cilin e siguroi për mbështetjen e vazhdueshme të Mbretërisë së Bashkuar për pavarësinë dhe stabilitetin e Kosovës.
Ambasada e Britanisë së Madhe ka kërkuar që manovrimet politike të institucioneve shtetërore, koalicionit qeverisës dhe partive opozitare, të zhvillohen sipas Kushtetutës së Kosovës.
Po ashtu në reagimin e kësaj ambasade thuhet se të gjitha palët duhet të sigurojnë që diskutimet dhe negociatat e tyre të kryhen në një mënyrë që shërben për t’i siguruar komunitetet e Kosovës, në mënyrë që të mos shtohen shqetësimet dhe brengat e ndjera nga të gjithë në këto momente të vështira.