Ambasada Amerikane me një falënderim të veçantë për pjesëtarët e parë të FSK-së që shërbyen jashtë vendit

Ambasada Amerikane me një falënderim të veçantë për pjesëtarët e parë të FSK-së që shërbyen jashtë vendit

Ambasada Amerikane në Kosovë ka falënderuar pjesëtarët e FSK-së të cilët janë kthyer në Kosovë, pas misionit të parë ushtarak jashtë vendit.

Ambasada Amerikane në një postim në Facebook, ka shkruar se mezi presin që edhe në të ardhmen të shërbejnë së bashku.


“Mirë se vini në shtëpi #FSK. Faleminderit për shërbimin tuaj. Mezi presim vendosjet e ardhshme ndërkombëtare që shërbejnë së bashku. #StrongerTogether”, thuhet në positmin e ambasadës.

Ushtarët tanë ishin në operacion jashtë vendit përkrahë forcave amerikane në operacionin e stabilitetit në Kuvajt.

Lexo edhe

Video

error: