“Amara Hotel”, kolazhi i të bukurës dhe rehatisë

Kaltërsia bregdetare e Adriatikut, është pothuajse në pëllëmbë të dorës të çdo pushuesi. Pranë Urës së Dajlanit, vetëm gjatë verës po akomodohen me mijëra turistë nga e gjithë bota. “Amara Hotel” tash e dy vjet e gjysmë po u ofron mysafirëve ambient me mundësi të mëdha pushimi. Secila nga 64 dhomat e këtij hoteli është e veçantë, kanë ngjyra të ëmbla e verore. Hoteli ofron kuzhinë italiane dhe mesdhetare.

Ndriçim Duka, i cili është menaxher në “Amara Hotel” flet për kapacitet dhe numrin e turistëve që kanë akomoduar gjatë vitit të kaluar.

“Amara Hotel ndodhet tek ura e Dajlanit që njihet nga gjithë Shqipëria dhe Kosova. Jemi afër portit dhe është një lokacion shumë i mirë për të gjithë, gjendet shumë kollaj. Është një ambient me kapacitete goxha të mëdha që mirëpret goxha turistë për të ardhur te ‘Amara Hotel’. Ne kemi dy vjet e gjysmë gati që jemi hapur si hotel… Vjet kemi punuar goxha, në vitin 2021 kemi mirëpritur mbi tetë mijë turistë nga e gjithë vendet e botës. Kryesisht ka qenë Kosova, pa diskutim, pastaj fillojmë me Maqedoninë, me Bosnjë-Hercegovinën, kemi pasur italian, austriakë, kosovarë që vijnë nga Zvicra, Suedia, pothuajse nga të gjitha vendet e botës”, tregon ai.

Resorti i ri pranë Urës së Dajlanit në Durrës ka bërë gati edhe paketa me çmime të volitshme për çdo turistë.

“Ne do të mundohemi që të bëjmë disa pakete shumë të favorshme për të gjithë që të jenë të përballueshme edhe nga turistët. Ne deri më 15 qershor duke filluar nga fundjava që vjen do të bëjmë disa oferta shumë të mira dhe do të jenë pakete që do të përfshijnë mëngjesin, drekën e darkën. Dhe do të bëjmë disa çmime të favorshme që mund të jenë të përballueshme për gjitha shtresat e turistët. Këtë vit jemi entuziast që të gjithë për të pritur një turizëm të mirë”, tha ai.

“Amara Hotel” ofron kuzhinë italiane e mesdhetare.


“Këtu jemi në zonën e shërbimit të bufes së mëngjesit. Turistët këtu vijnë në mëngjes dhe mund të konsumojnë mëngjesin. Kanë një pamje të jashtëzakonshme, që po ta shikojmë është një pamje shumë e bukur dhe mund të hahet një mëngjes dhe mund të shijosh shumë bukur. Pastaj, këtu ambienti përgatitet për drekën dhe në drekë ne kemi një meny shumë të pasur. Ne kemi edhe meny mishi edhe peshku. Shefi i kuzhinës gatuan shumë mirë, ju duhet të vini të gjithë ta provoni. Kemi një kuzhinë italiane shumë të mirë, por edhe një kuzhinë mesdhetare që i përgjigjet për çdo turist të huajë”, vijoi Duka.

Hoteli ka 64 dhoma, por secila prej tyre është e veçantë.

“Kjo është suita më e re që e kemi bërë në ‘Amara Hotel’, është bërë një suitë e kohës dhe inovative me kushte dhe me ambient shumë komod dhe të përshtatshëm për të gjitha moshat. Hoteli i disponon 64 dhoma, dhomat i kemi në tipologji të ndryshme, kemi edhe dhoma familjare që janë të bollshme dhe janë me kapacitet deri në pesë persona. I kemi junior suita që kanë kapacitet deri në pesë persona. Kemi edhe dhoma double dhe dhoma tëin. 80 për qind të dhomave i kemi me pamje nga deti dhe është pamje shumë fantastike dhe mbresëlënëse për çdo turist që është akomoduar në hotelin tonë”, tregon ai.

E nga suita, e gjithë kaltërsia detare është si në pëllëmbë të dorës.

“Suita e ka edhe një tarrasë fantastike që është këtu para nesh. Aty janë edhe shezllonat dhe çadrat, natyrisht dhe tavolinë që është për klientët. Ne mendojmë që shtesën e suitave do ta kemi për sezonin tjetër, jo për këtë sezonë. Dhe do t’i zhvillojmë dy suitat. Dhomat tona kanë veçantinë sepse çdo dhomë ka dizajnin e vet dhe ngjyrat e tyre bukura, që janë ngjyra verore janë ngjyra të ëmbla që nuk të vrasin syrin dhe turisti ose kushdo tjetër që mund të vijë është shumë rehat”, shprehet ai.

Në ambientin mahnitës të pishinës dhe të barit në plazhë, çdo fundjavë organizohen mbrëmje me të ftuar special. Për pushime të paharruara, ju duhet të zgjedhni resortin, i cili ofron komoditet dhe kënaqësi.

Video