Alonso refuzon fushatën kundër racizmit

Alonso refuzon fushatën kundër racizmit

Mbrojtësi i krahut të majtë i Chelseat Marcos Alonso nuk do të ulet më në gju para ndeshjeve në Premier Ligën angleze, pasi që beson ky gjest i fushatës kundër racizmit është duke e humbur rëndësinë që e ka.

Lojtarët janë ulur në gjunjë para fillimit të ndeshjeve të Premier Ligës që nga qershori i vitit 2020, në solidaritet me lëvizjen “Black Lives Matter”, përcjell KosovaPress.

Tani, Alonso do të qëndroj kundër këtij gjesti, dhe në vend të tij do të prek logon në fanellën e Chelseat “No Room for Racism”, gjatë momenteve kur lojtarët e tjerë ulen në gjunjë.


“Absolutisht unë jam kundër racizmit dhe kundër çdo lloji tjetër të diskriminimit. Preferoj që të bëj me gisht drejt logos që thotë ‘jo racizmit’, siç e bëjnë edhe në disa sporte dhe futboll në shtetet e tjera”, tha Alonso.

“Unë preferoj që ta bëjë në këtë mënyrë, dhe sigurisht, që ta bëjë të qartë që unë jam plotësisht kundër racizmit dhe që e respektoj çdo njeri”, shtoi Alonso.

Përveç Alonsos, sulmuesi i Crystal Palace Wilfried Zaha dhe ai i Brentford Ivan Toney gjithashtu janë larguar nga kjo lëvizje, me arsyet se duhet të bëhet më shumë rreth çështjes së zhdukjes së racizmit.

Lexo edhe

Video