Alonso ka dy destinacione të mundshme pas Leverkusenit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Aventura e Xabio Alonsos në krye të Bayer Leverkusen duket se ka ardhur drejt fundit, me teknikun gjerman që pritet të largohet në fund të këtij sezoni.

Ish-mesfushori i njohur spanjoll theu rekord në sezonin e tij të parë të plotë në krye të “Aspirinave”, duke fituar titullin pa asnjë humbje, si askush tjetër më parë dhe duke thyer gjithashtu hegjemoninë e Bayern Munchen në Bundesligë, me bavarezët që e fituan këtë kampionat për 11 vite radhazi.

Tashmë në Gjermani janë të sigurt për largimin e tij, teksa dy klube të njohura kanë shfaqur interes për spanjollin. Bëhet fjalë për Real Madrid dhe Manchester City.

Galaktikët duket se janë në sezonin e tyre të fundit me Carlo Ancelottin, me italianin që ndoshta mund ta mbyllë përgjithmonë me trajnimin.

Nga ana tjetër, në kampin e kampionëve të Anglisë shihet një erë ndryshimesh, me Guardiolën që mund të largohet nga drejtimi i “Qytetarëve”, teksa sheikët po mundohen të gjejnë pasuesin e duhur të katalanasit. /TCh/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025