Allegri: Thjeshtë e përgëzoj Interin, ja pse ndodhi incidenti jashtë vijave të fushës

Allegri: Thjeshtë e përgëzoj Interin, ja pse ndodhi incidenti jashtë vijave të fushës

Trajneri i Juventusit, Maximiliano Allegri, ka zbuluar se dikush nga pankina e Interit e ka goditur për të ndezur sherrin gjatë finales së Kupës së Italisë.

Bardhezinjtë ishin kundërpërgjigjur ndaj golit të hershë të Nicolò Barellas me Alex Sandro dhe Dusan Vlahovic që shënuan dy herë në hapësirën brenda 120 sekondave, por një penallti e diskutueshme e Hakan Calhanoglu bëri që ndeshja të shkojë në vazhdime ku më pas erdhën dy gola nga Ivan Perisic që ia siguruan trofeun skuadrës së Simone Inzaghit.


Allegri ishte i tërbuar gjatë gjithë ndeshjes në “Olimpico”, dhe u përjashtua nga pankina pas një përplasje verbale me ndihmësin e Simone Inzaghit, Massimiliano Farris, përcjellë KosovaPress.

“Dikush nga Interi kaloi pranë dhe më goditi. U zemërova dhe me të drejtë arbitri më përjashtoi”, shpjegoi ai për “Sport Mediaset”.

“Të zbulosh se çfarë ndodhi nuk ndryshon asgjë. Thjesht duhet të përgëzojmë Interin për fitoren. Ne nuk fituam asnjë trofe këtë sezon, duhet ta ruajmë atë zemërim për sezonin e ardhshëm, kur duhet t’i rikthehemi fitoreve”, shtoi ai.

Lexo edhe

Video