Allegri shumë afër PSG-së

Allegri shumë afër PSG-së

Massimiliano Allegri është më afër Paris Saint-Germain-it.

Ky është lajmi që vjen nga Franca, sipas të cilit drejtori sportiv Leonardo po provon të bindë ish-trajnerin e Juventus-it të marrë vendin e Tuchel.


Sipas Le10Sport, blerja e Icardi-t nuk e ka gëzuar shumë trajnerin aktual, i cili nuk beson se karakteristikat e Icardi-t i përputhen stilit të tij të lojës.

Arritja e marrëveshjes mes PSG-së dhe Inter-it duket se i ka komplikuar akoma më shumë marrëdhëniet mes trajnerit dhe drejtuesve dhe kjo situatë ka shtyrë Leonardo-n që të përshpejtojë dialogun me Allegri-n.

Ish-trajneri i Juventus-it e ka vlerësuar gjithmonë Icardi-n dhe tani mund të punojë me të në Paris.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: