Allegri rrezikon shkarkimin, Juventusi gati t’ua rrëmbejë trajnerin rivalëve

Allegri rrezikon shkarkimin, Juventusi gati t’ua rrëmbejë trajnerin rivalëve

Nisja aspak e mirë e sezonit 2022/23 në krye të Juventusit po e rrezikon seriozisht postin e trajnerit të parë të kësaj skuadre, Maximiliano Allegrit.

“Zonja e Vjetër” në shtatë ndeshje e para ka mbledhur vetëm 10 pikë, me dy fitore, katër barazime dhe një humbje duke u pozicionuar në vendin e tetë në tabelë, përcjellë KosovaPress.

Disfata e fundit ishte jashtëzakonisht e hidhur për tifozët e kësaj skuadre pasi ajo erdhi nga skuadra e fundit në tabelë, Monza, e cila mori fitoren e parë në këtë edicion. Kjo bëri që mbështetësit e kësaj skuadre të nisnin një kampanjë kundër Allegrit në rrjetet sociale duke kërkuar shkarkimin e tij.


Edhe pse bordi drejtues i Juventusit nuk ka reaguar për këtë situatë, “SportMediaset” raporton se ata tashmë kanë një plan dhe emri kryesor në listën e tyre është Gianpiero Gasperini.

Trajneri i Atalantës është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme duke e kryesuar renditjen tabelare së bashku me Napolin me nga 17 pikë pas pesë fitoreve, dy barazimeve dhe zero humbje.

Gjithsesi, Allegri do të ketë kohë të mendojë për ta rikthyer gjendjen nën kontroll deri pas zhvillimit të ndeshjeve ndërkombëtare.

Lexo edhe

Video