Allegri injoron Ronaldon: “Messi meritor për Topin e Artë”

Allegri injoron Ronaldon: “Messi meritor për Topin e Artë”

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri ka injoruar yllin portugez Cristiano Ronaldo, duke thënë që Lionel Messi teknikisht është lojtari më i mirë në botë.

Messi fitoi Topin e Artë numër shtatë në karrierën e tij këtë të hëne, ku në ceremoninë e ndarjes së çmimit në Paris, mungonte rivali i tij Cristiano Ronaldo, përcjell KosovaPress.


Rreth këtij vendimi ka folur trajneri i Juventusit Allegri, duke e cilësuar Messin si më të mirin në botë.

“Ata zgjodhën Messin dhe teknikisht ne mund të themi që ai është lojtari më i mirë në botë, por nuk e di se ku bazohen vendimet e tyre”, tha Allegri.

Ronaldo kishte luajtur vetëm një sezon nën urdhrat e Allegri te Juventusi para se ky i fundit të shkarkohej në vitin 2019.

Lexo edhe

Video