Allegri e pranon, kohëra të vështira për Juventusin

Allegri e pranon, kohëra të vështira për Juventusin

Trajneri i Juventusit Massimiliano Allegri e ka pranuar që ky sezon nuk ka qenë i lehtë për skuadrën e tij, por se fitorja e fundit me rezultat 2:0 kundër Salernitanas ishte për klubin dhe tifozët.

Pas humbjes 1:0 të shtunën kundër Atalantas, Allegri e pranoi që “Zonja e Vjetër” nuk do të jetë në garë për titull në këtë sezon, përcjell KosovaPress.

Juventusi regjistroi fitoren e shtatë në këtë sezon kundër Salernitanas, kështu duke u ngjitur në pozitën e shtatë në tabelë, me gjithsej 24 pikë të arkëtuara pas 15 ndeshjeve të zhvilluara.


“Nuk ka qenë një periudhë e lehtë, pësuam humbje nga Atalanta, kurse mbrëmë mund të shënonim më shumë gola. E kam thënë që Juventusi na ka dhuruar shumë dhe tani është koha që të kemi përgjegjësi, dhe t’i dhurojmë ne klubit. Duhet të fokusohemi, sepse kemi dështuar shumë herë këtë sezon kundër skuadrave të vogla”, tha Allegri.

“Gjërat ndryshojnë, njerëzit shkojnë dhe vinë, por Juventusi mbetet, dhe gjithmonë do të jetë kështu. Jeta vazhdon, dhe duhet ta pranojmë këtë vështirësi. E kam pranuar këtë gjë edhe pse ishte e vështirë. Duhet të kemi nderin që jemi te Juventusi, dhe ambicien për të arritur sa më lartë që mundemi”, shtoi trajneri i Juventusit.

Massimiliano Allegri u rikthye në stolin e Juventusit si trajner, pasi ky i fundit pas sezonit 2020/21 shkarkoi italianin Andrea Pirlo.

Lexo edhe

Video