Aliu: Sistemi i ujësjellësit “Hidrodrini” nuk është i mbrojtur

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka thënë se sistemi i ujësjellësit KRU “Hidrodrini”, në Deçan, nuk është i mbrojtur.

Ai në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës, tha se tërë sistemin e ujësjellësit e kanë trashëguar, e që disa prej tyre nuk kanë as leje ujore, por përmes inspektimeve të rregullta do ta trajtojnë me seriozitet sigurinë e ujësjellësve.

“Nga ajo që është parë në teren del një nevojë emergjente për vendin tonë që gjithë sistemin e ujësjellësit në vend të inspektohen dhe të merren masa. Pasi ne mund të konkuludojmë që sistemi i ujësjellësit KRU Hidrodrini, në lokacionin në fjalë, realisht nuk është i mbrojtur. Pusetat janë të qasshme, rezervari mund të jetë lehtë i qasshëm, mënyrën si është bërë klorizimi i ujit është bërë në mënyrë manuale. Rrjedhimisht i gjithë sistemi parqet një brishtësi të madhe në aspektin e sigurisë. Prandaj nëse e shohim sistemin e ujësjellësit në rastin fjalë duhet ta kemi të qartë se lehtë ky sistem është i komprometuese. Lehtë, një vërshim uji dhe të  gjitha me radhë mund të krijojnë situata të tilla në të ardhmen. Përpos rastit në Deçan kemi edhe vende të tjera ku situatat është e njëjtë. Ne e kemi marrë me seriozitet inspektimet dhe dalje ne një raportimi lidhur me sigurinë e sistemeve të ujësjellësit në vendin tonë”, tha ai.


Ai vuri në pah se sistemi i ujësjellësit në komunën e Deçanit, ku është ndërtuar ujësjellësi nuk ka ndjek procedurat e rregullta për pajisen me leje ujore.

“Në rastin konkret, Komuna e Deçanit e ka ndërtuar ujësjellësin, por procedurat e rregullta të marrjes së lejes ujore nuk kanë ndodhur. Para 5 vjetëve ky sistem i ujësjellësit i është dorëzu kompanisë regjionale të ujësjellësit dhe nga ai momenti kjo kompani ka pasur në menaxhim. Fatkeqësisht as pas këtij dorëzimi nuk është bërë asnjëherë aplikimi për leje ujore”, tha ai.

Lidhur me këtë, reagoi shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi, i cili u pajtua se sistemi i ujësjellësit është i trashëguar, por ministra dhe ish deputetë të LVV-së, kanë bllokuar vitin e kaluar marrëveshjen për ujë të pijes në komunën e Gjilanit.

“Problemi ka të bëjë me trashëgimin, e vërtet është, vetëm në vitin 2000, nëse kthehemi 20 vjet prapa në Kosovë, qasje në ujë të pijshëm kanë pasur më pak se 10 përqind e popullsisë. E vërtet është edhe rastet tjera, siç është i Gjilanit, kur vitin e kaluar, ministri që është këtu, për rreth 7 muaj, refuzonte të ratifikohej marrëveshja për sistemin me ujë të pijshëm në komunën e Gjilanit. Po ashtu, ministri tjetër që është këtu, e vitin e kaluar ishte i ulur përpara në emër të komisionit për buxhet dhe financa refuzonte të ratifikoj marrëveshja për ujërat e zeza në Gjilan”, tha ai.

Lexo edhe

Video

1 Koment

  • […] Aliu: Sistemi i ujësjellësit “Hidrodrini” nuk është i mbrojtur PDK: Familja presidenciale Osmani-Sadriu i kushtojnë buxhetit të Kosovës mbi 70 mijë euro në vit Tahiri thotë se situata në Deçan është injoruar nga kryeministri Kurti VV lavdërohet për menaxhimin e situatës në Deçan: Dora e shtetit krijohet përmes veprimeve konkrete […]

Komentet janë të mbyllura.

error: