Aliu: Pasiguria në Kosovë për shkak të COVID-19, tejkalohet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti

Aliu: Pasiguria në Kosovë për shkak të COVID-19, tejkalohet vetëm me largimin e Qeverisë Hoti

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu ka deklaruar se vendi po shkon drejt gjendjes së pasigurisë, për shkak të rritjes së numrit të personave të infektuar me COVID-19, dhe rasteve të vdekjes. E nga kjo gjendje sipas tij Kosova mund të dalë vetëm në rast të largimit të Qeverisë Hoti dhe shkuarjes drejt zgjedhjeve të reja.

Në emër të grupit parlamentar të LVV-së, Liburn Aliu në seancën e sotme tha se e diela e kaluar ishte shqetësuese për Kosovën. Sipas tij, pacientët që ishin të shtrirë për të kërkuar shërbimin shëndetësor, gjetën vdekjen pikërisht në dorën e sistemit shëndetësor.

Për këtë ai tha se nuk mjafton shkarkimi i  drejtorit të ShSKUK-së, Basri Sejdiu, pasi siç tha ai, ky i fundit ishte në shkarkim e sipër nga bordi për shkak të raportit të auditorit.


Ndër të tjera, Aliu tha se kryeministri Avdullah Hoti derisa bën thirrje në këtë kohë të pandemisë nuk motivon e inkurajon dikë.

Deputeti i LVV-së, deklaroi se në klinika ku po trajtohen pacientët me koronavirus ka probleme me rënie të sistemit të oksigjenit.

 

Lexo edhe

Video

error: