Aliu mbështet iniciativën e nxënësve të shkollës bujqësore për prodhimin e maskave

Aliu mbështet iniciativën e nxënësve të shkollës bujqësore për prodhimin e maskave

Nxënësit e shkollës bujqësore “Zenel Hajdini” në Ferizaj do të prodhojnë maska mbrojtëse. Tashmë ata kanë prodhuar mbi 500 maska për nxënësit e shkollës së tyre, por që synimi i gjithë iniciativës është furnizimi me maska për të gjitha shkollat.

Nismën për prodhimin e maskave mbrojtëse të nxënësve ka marrë mbështetjen edhe të kryetarit të komunës së Ferizaj, Agim Aliu.

Kjo u bë gjatë një takimi që pati kryetari Aliu me nxënësit e shkollës së agrobiznesit “Zenel Hajdini” bashkë me drejtorin e kësaj shkolle, Abdullah Imeri, u pritën sot nga i pari i Ferizajt, Agim Aliu dhe drejtori i Arsimit, Afrim Llabjani.


Drejtori i shkollës, Abdullah Imeri tha se nxënësit e shkollës bujqësore, me vullnetin dhe iniciativën e tyre kanë arritur të prodhojnë mbi 500 maska për nxënësit fillimisht të shkollës së tyre, porse synimi mbetet furnizimi i të gjitha shkollave të Ferizajt me maska të tilla, të punuara nga nxënësit e kësaj shkolle.

Nevojë që lindi gjatë këtij procesi ishte mbështetja e Komunës, me materiale dhe pajisje për këtë shkollë, që të rriten kapacitetet e prodhimit, për të cilën Kryetari i Komunës, Agim Aliu u zotua se do ta kenë kjo shkollë në punën e tyre profesionale.

Nxënësit e shkollës bujqësore “Zenel Hajdini” kishin përgatitur edhe një kontigjent maskash donacion për Komunën e Ferizajt, për të cilën kreu i Komunës shpreh falënderimin publik, duke u zotuar në mbështetjen e nismave të tilla të nxënësve që të mbrojnë me punën e tyre, shëndetin publik.

Lexo edhe

Video

error: