Aliu: Linja hekurudhore Durrës-Prishtinë krijon mundësi për zhvillim ekonomik

Ministrat e Infrastrukturës të Kosovës dhe Shqipërisë duke komentuar projektin për ndërtimin e linjës hekurudhore Durrës-Prishtinë, thanë se po punojnë që kjo linjë të njihet si korridor i rëndësishëm ndërkombëtar.

Në kuadër të këtij projekti sot të dyja vendet nënshkruan marrëveshje për bashkëfinancim e studimit të fizibilitetit me kosto 1 milion e 980 mijë euro,

Ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku theksoi se 51% e kësaj shifre do të financohet nga Shqipëria. 

“Fondi i përcaktuar për të gjithë projektin është 1 milionë e 980 mijë euro, kështu që Republika e Shqipërisë do të mbuloj 51% të këtij financimi që është 1 milion euro dhe pjesa tjetër 980 do të mbulohet nga ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës së Kosovës. Sigurisht që ky studim tejkaloj një projekt infrastrukturor, ky studim i përket një projekti kombëtare të shumëpritur nga të dyja vendet tona dhe për më tepër është pjesë e një projekti të madh të integruar që ka të bëjë me projektin e portit të Durrësit dhe me integrimin e ndërtimin  e kësaj hekurudhe në këtë projekt të madh”, tha ai. 

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu tha kjo linjë hekurudhore do të krijojë mundësi për zhvillim ekonomik për të dyja vendet.


Ai u shpreh se të dy ministritë do të angazhohen që kjo linjë hekurudhore të konsiderohet si korridor.

“Është e vërtetë që është sfidë që linjën që lidh Durrësin dhe Prishtinën, dhe që në Prishtinë krijon portin e të Durrësit ne e shohim si të rëndësishme në nivel kombëtare dhe krijon një ndërvarësi mes dy vendeve por në anën tjetër   krijon mundësi të zhvillimit ekonomik ku portit të Durrësit i rrit kapacitetet sepse Prishtina do të mund t’i shpërndante që vijnë nga porti i Durrësit në gjithë regjion përmes  rrugëve hekurudhore që tashmë janë edhe janë rehabilituar. Është e vërtetë që është sfidë që ky të njihet si korridor edhe Kosova edh Shqipëria janë përjashtuar nga këto më shumë Shqipëria sepse Kosovës i janë njohur vetëm ato pjesë që na lidhin me Serbinë, pra është përjashtuar kryesisht ajo pjesa që ka të bëjë me Shqipërinë…ne do të insistojmë që ky korridor të njihet sepse është në të mirë të gjithë rajonit dhe do të shkurtonte rrugët edhe për portet tjera”, u shpreh ai.

Edhe në këtë pjesë të prezantimit të marrëveshjeve kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjeti momente për humor.

Duke e marrë si shembull të një bashkëpunimit të mirë ministrin kosovar të Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu, u shpreh me shaka se të gjithë ministrat tjerë po kërkojnë bashkëpunëtorë si ai.

“Ka një entuziazëm të madh për bashkëpunim me Liburnin, nuk e di a është rezultat i faktit se janë dy ministre dhe Liburni ka gjetur mënyrën se si të maksimoj  rezultatin apo është një gjë tjetër. po besoj Liburn që në drekën e punës t’i do ta ndash këtë përvojë edhe me kolegët tjerë. Sepse ka shumë frustrim nga gjithë të tjerët pse nuk kemi edhe ne Liburnin për bashkëpunim”, u shpreh Rama.

Në fushën e infrastrukturës po ashtu Kosova dhe Shqipëria kanë nënshkruan marrëveshje për studim për përmirësimin e rrugëve ndërkufitare.

Video