Aliu: Kyçja e Kosovës në korridorin 10 nga Bujanoci, prioritet i lartë i Qeverisë
Lajme
Lexohet për: 2 min.
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës, Liburn Aliu ka paralajmëruar se pas përfundimit të autostradës së Gjilanit, do të vazhdojnë me projektin në drejtim të Luginës së Preshevës. Derisa për projektin Prishtinë-Pejë, Aliu thotë se ka ndryshuar nga ai fillestar, pasi ka qenë me devijime të shumta.

Ministri Aliu në një konferencë për media tha kyçja nga Prishtina përmes Gjilanit, në Dheun e Bardh dhe në korridorin 10 përmes Bujanocit, është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës.

“Me të arritur përfundimin e pjesës së autostradës deri në Gjilan, do të vazhdojmë menjëherë me fillimin e projektit dhe analizën për të filluar me procedura të shpronësimit dhe me realizim të projektit deri te Dheu i Bardh. Kyçja nga Prishtina përmes Gjilanit, në Dheun e Bardh dhe në korridorin 10 përmes Bujanocit, është prioritet i lartë i Qeverisë së Kosovës”, tha ai.

Ai tha se po vazhdon procedura e prokurimit për projektin Prishtinë-Pejë dhe gjithçka është duke shkuar në rregull.

Aliu është pyetur edhe për çështjen e menaxhimit të mbeturinave.

Sipas tij, vërshimet treguan se deponitë ilegale gjithandej në vend janë shumë prezentë.

Në fund, Aliu tha se punimet për zgjerimin e rrugës Prishtinë-Mitrovicë, përkatësisht në fshatin Babimic, kanë nisur, megjithatë nuk dha detaje se si do të vazhdojnë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024