Aliu iu uron mirëseardhje bashkatdhetarëve: Prania juaj na bën të ndihemi më të fortë e të bashkuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryetari i Komunës së Shtimes, Qemajl Aliu përmes një video të publikuar në rrjetin social Facebook, u ka uruar mirëseardhje bashkatdhetarëve në vendlindjen e tyre.

I pari i Shtimes, Qemajl Aliu ka shkruar se prania e tyre i bën të ndihen më të fortë dhe të bashkuar.

Kryetari Qemajl Aliu, ka ftuar bashkatdhetarët që të marrin pjese në aktivitetet e “Ditët e mërgatës”

“Mirë se vini në vendlindjen tuaj! Është gjithmonë kënaqësi e veçantë t'ju shohim përsëri këtu, në mesin tonë. Prania juaj na bën të ndihemi më të fortë e të bashkuar. Shpresojmë që të kaloni kohë të mrekullueshme mes familjarëve dhe miqve, si dhe mos harroni të merrni pjesë në aktivitetet tona që i kemi organizuar për ju, si takimet në zyre gjatë ditës së mërkurë dhe në aktivitetet e "Ditët e mërgatës". Mirë se vini në shtëpitë tuaja e qëndrim të këndshëm”, ka shkruar Qemajl Aliu.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024