Aliu: Ferizaj synon ta fuqizojë sportin e xhudos nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake

Aliu: Ferizaj synon ta fuqizojë sportin e xhudos nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake

Kryetari i Ferizajt, Agim Aliu ka pritur në takim kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, ku ka thënë se Ferizaj tashmë ka synimet e qarta që ta fuqizojë sportin e xhudos, nisur me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake.


Aliu ka shkruar në Facebook se Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv.

“Jo Kosova, as vetëm bota shqiptare, por e gjithë bota i njeh. Janë kampionet botërore të xhudos, Majlinda Kelmendi, Nora Gjakova e Distria Krasniqi, bashkë me trajnerin e tyre po kaq të suksesshëm Driton Kuka dhe drejtuesit e Klubit të Xhudos në Ferizaj, mysafirët e mi e të Ferizajt sot. Bisedë e këndshme, përplot krenari për suksesin e tyre, suksesin e Kosovës, që bëjnë shembullin e tyre, shembull të rinisë së Kosovës, plot energji e pasion.  Majlinda, Nora e Distria, nuk mjafton të themi se janë vetëm krenaria jonë, ato janë identiteti ynë sportiv. Ferizaj tashmë ka synimet e qarta, ta fuqizoj sportin e xhudos, nisur që me ndërtimin e Pallatit të Sporteve Luftarake. Nder i veçantë t’i pres në zyrën time, e veçanërisht nder i veçantë për Ferizajn të mirëpres kampionet botërore”, ka shkruar ai në Facebook.

Lexo edhe

Video