Aliu e quan të frikshëm numrin e rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj

Aliu e quan të frikshëm numrin e rasteve të reja me Covid-19 në Ferizaj

Kryetari i Ferizajt Agim Aliu ka reaguar pas rritjes së numrit të rasteve të reja me COVID-19 në këtë komunë.

Në 24 orët e fundit janë regjistruar 55 raste të reja, të cilin i pari i Ferizajt e quan rekord të frikshëm.


“Bashkëqytetarë, Ferizaj po ngjitet frikshëm në krye të qyteteve me numrin më të lartë të të infektuarve me virusin COVID-19. Ju lutem, është koha e fundit të kuptoni e zbatoni drejt mesazhin e  profesionistëve shëndetësor: vendosni maskën, mbani distancën e mbani higjienën personale. Mendo e mbro familjen e më të dashurit tuaj”, ka shkruar Aliu në Facebook.

 

Lexo edhe

Video

error: