Alisson: Fabinho ishte “gjiganti” i ekipit në fitoren ndaj Chelseat

Alisson: Fabinho ishte “gjiganti” i ekipit në fitoren ndaj Chelseat

Mesfushori i Liverpoolit Fabinho është cilësuar si lojtari më “gjigant” në fitoren e fundit ndaj Chelseat 2:0 të dielën e kaluar.

Me Joe Gomez dhe Joel Matip që ishin të lënduar, braziliani i zhvendosur në qendër të mbrojtjes së bashku me Virgil Van Dijk ku edhe pati një paraqitje të shkëlqyer.


“Ai ishte gjigant”, tha Alisson për faqen zyrtare të klubit.

“Kudo që luan, ai jep më të mirën dhe cilësitë që i posedon ia mundësojnë të luajë në pozicione të ndryshme. Është lojtar shumë i mençur me lëvizjet e tij e po ashtu edhe në duelet një me një. Kjo nevojitet kundër lojtarëve si Werne, Haverts dhe lojtarëve të tjerë me cilësi të mëdha”, tha në fund Alisson Becker.

Lexo edhe

Video

error: