“Alieni” nga thellësia e oqeanit: Peshku që shihet shumë rrallë

Jo shumë larg brigjeve të Kalifornisë, javën e kaluar u filmua një peshk i pazakontë, pamja e të cilit është e çuditshme për shkak të kokës transparente.

Macropinna microstoma u kap nga një nëndetëse me telekomandë gjatë ekspeditës së anijes kërkimore Rachel Carson në Monterey Bay në brigjet e Kalifornisë, dhe pamjet u publikuan nga Instituti i Kërkimeve të Akuariumit të Monterey Bay (MBARI).

Ajo që bie menjëherë në sy është koka transparente e peshkut dhe sytë e tij të gjelbër të ndezur, dhe për shkak të transparencës së kokës, ky peshk mund të shikojë me sytë e tij në një kënd shumë më të madh për të gjetur ushqim.


MBARI thekson rrallësinë e takimeve me këtë lloj peshqish deti, duke vënë në dukje se nëndetëset e tyre Ventana dhe Ricketts kanë mbi 5600 zhytje dhe 27600 orë materiale të regjistruara nënujore dhe se deri më tani kanë hasur në peshq me sy fuçi vetëm nëntë herë.

Ky lloj peshku lëviz në errësirën e thellësive të detit dhe sytë e tij të pazakontë e ndihmojnë atë të gjejë ushqim në këto kushte. Ai ushqehet me plankton dhe mund të rritet deri në 15 centimetra. Dy prerjet e vogla në fytyrën e tij përfaqësojnë vrimat e hundës.

Në fillim, shkencëtarët besuan se për shkak të pozicionit të syve në kokën transparente, peshqit e tillë mund të shikonin vetëm lart, por një studim i botuar në vitin 2009 zbuloi se ata mund t’i kthejnë sytë brenda kafkës dhe ta drejtojnë shikimin përpara.

Lexo edhe

Video