Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Ali Ahmeti uron presidentin Biden dhe popullin amerikan

Ali Ahmeti uron presidentin Biden dhe popullin amerikan

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar Joe Biden me rastin e inaugurimit si president i ri i ShBA-së.

Përmes një komunikate për media Ahmeti, i ka uruar shëndet dhe sukses në detyrën e porsa pranuar, Joe Bidenit, duke u shprehur besimplotë se SHBA-ja nën udhëheqjen e tij do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën.

Ky është statusi i tij i plotë:

Kam kënaqësinë e veçantë t’i përcjell urimet më të sinqerta presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, z. Joe Biden me rastin e inaugurimit të sotëm në Uashington.


Presidentit Biden fillimisht i uroj shëndet dhe shumë sukses në detyrë.

Jam besimplotë se SHBA-të nën udhëheqjen e z. Biden do të mbeten partner strategjik i Republikës së Maqedonisë së Veriut, shqiptarëve dhe Ballkanit në përgjithësi gjatë procesit tonë tashmë të pakthyeshëm drejt integrimit të plotë në Bashkimin Evropian, por edhe në thellimin e miqësisë tradicionale me Amerikën.

Bashkëpunimi jonë është i sinqertë dhe ne i ndajmë të njëjtat vlera. Të gjitha i arritëm bashkë, çdo sukses është i përbashkët.

Zoti e bekoftë miqësinë shqiptaro-amerikane.

Zoti e bekoftë popullin Amerikan.

Lexo edhe

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: