Ali Ahmeti: Lutemi që kjo festë të sjellë mbarësi për kombin

Ali Ahmeti: Lutemi që kjo festë të sjellë mbarësi për kombin

Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti, ka uruar besimtarët myslimanë për festën e Kurban Bajramit.

“Përshëndetje në këtë ditë të bekuar miq, me uratat më të sinqerta dhe më dashamirëse për shëndet, fat dhe lumturi në familjet e juaja.

Festën e sivjetme të sakrificës së Kurban Bajramjt po e shënojmë në kushte të veçanta të kujdesit për shëndetin publik, andaj dhe ju lus shumë që ti përmbahemi rekomandimeve të autoriteteve shëndetësore dhe fetare.


Uroj që festa t’ju gjejë në shëndet të mirë të gjithë juve dhe familjeve tuaja si dhe t’ju sjellë mbarësi e gëzime për juve, për kombin dhe për vendin.

Të lutemi bashkërisht për shëndetin e të gjithë të prekurve dhe për tejkalimin sa më të shpejtë e më të lehtë së kësaj gjendje të vështirë që po na e ndryshon mënyrën e jetesës.

Gëzime e mbarësi të keni përgjithmonë miq, shumë urime dhe të fala të gjithëve” shkruan Ahmeti në uratën e tij me rastin e festës së Kurban Bajramit.

Lexo edhe

Video

error: