Ales Hojs për bashkëpunim më të fuqishëm midis forcave policore të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Ales Hojs për bashkëpunim më të fuqishëm midis forcave policore të Ballkanit Perëndimor dhe BE-së

Ministri i Brendshëm i Sllovenisë Ales Hojs bëri thirrje sot për një bashkëpunim më të fuqishëm midis forcave policore të vendeve anëtare të BE-së dhe vendeve të Ballkanit Perëndimor, gjatë një fjalimi në një takim virtual të bordit të Agjencisë Evropiane të Kufirit dhe Rojës Bregdetare (Frontex).

“Ballkani Perëndimor është padyshim një partner prioritar. Por dua të theksoj se bashkëpunimi duhet të jetë i ndërsjellë dhe se secili partner duhet të japë kontributin e tij të drejtë,” tha Hojs, raporton agjencia sllovene e lajmeve STA.


Sipas tij, vendet e Ballkanit Perëndimor duhet të nënshkruajnë sa më shpejt marrëveshjet për statusin, të cilat janë parakusht për ndihmën operacionale të Frontex-it.

Hojs e përshkroi Ballkanin Perëndimor si “përparësi politike dhe strategjike” të Sllovenisë dhe vuri në dukje se Presidenca sllovene e BE-së do të presë një takim të ministrave të drejtësisë dhe të brendshëm të BE dhe Ballkanit Perëndimor në fillim të dhjetorit.

Lexo edhe

Video

error: