Alec Baldwin së shpejti mund të akuzohet për vrasje

Alec Baldwin së shpejti mund të akuzohet për vrasje

Alec Baldwin së shpejti mund të përballet me akuzën për vrasjen fatale të kinematografes Halyna Hutchins në xhirimet e filmit Rust.

Prokurorët thuhet se kanë treguar se mund ta bëjnë të pandehur aktorin 64-vjeçar pasi ai dorëzoi celularin për t’u konsideruar si provë.

Mail Online raporton se prokurorja e qarkut Santa Fe, Mary Carmack-Altwies, ka kërkuar fonde për ndjekjen penale të çështjes dhe se ajo ishte gati të ngrejë akuza kundër katër personave.

Thuhet se ajo nuk ka konfirmuar akuzat që ajo planifikoi të ngrinte, por thuhet se shtoi se “me siguri po shqyrtonte të gjitha statutet e vrasjeve dhe çdo statut të armëve sipas kodit penal të New Mexico”.


Letra e saj thuhet se lexonte: “Një nga të pandehurit e mundshëm është aktori i njohur i filmit Alec Baldwin”.

Prokurorja e qarkut thuhet se ka kërkuar 635.000 dollarë për të ndjekur penalisht çështjen, duke thënë se asaj i duheshin paratë për të shkuar kundër avokatëve të mirëfinancuar.

Alec muajin e kaluar tha se kishte humbur pesë vende pune që nga xhirimet në  filmin Rust. Ai shtoi se do të kishte lënë biznesin e filmit nëse nuk do të ishte për mbështetjen e gruas Hilaria Baldwin, 38-vjeç, e cila sapo ka lindur fëmijën e tyre të shtatë, një vajzë të quajtur Ilaria.

Alec ka vënë përgjegjësinë për tragjedinë Hannah Gutierrez Reed, 24-vjeçe, e cila shërbeu si armaturë dhe asistente e rekuizitës në filmin Rust, si dhe ndihmës regjisori Dave Halls – që thuhet se ishte 48 deri në 51 vjeç – që i dorëzoi atij armë.

Lexo edhe

Video