Alcantara do ti qëndroj besnik Bayernit

Alcantara do ti qëndroj besnik Bayernit

Thiago Alcantara mund ta përfundoj karrierën tek Bayern Munchen.

Të paktën, sipas presidentit Hainer është diçka e mundur dhe as koronavirusi nuk do të ndalojë firmën mbi kontratën e re që do t’I paraqitet mesfushorit.


Vetë Alcantara në një intervistë të dhënë për “La Vanguardia” ishte shprehur i lumtur që luan për Bayern dhe se dëshira e tij është të vazhdojë gjatë.

Thiago u transferua në Munich në vitin 2013 me kërkesë të Pep Guardiolas dhe prej atëherë, edhe pse me kalvar dëmtimesh, është një senator i ekipit.

Kontrata i skadon në verën e vitit 2021, por shumë shpejt palët do të shtrëngojnë duart dhe do të vijë rinovimi edhe për të paktën dy vite të tjera duke e çuar kështu skadimin në 2023./KosovaPress/

Lexo edhe

Video