Albin Kurti kërkon caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Albin Kurti kërkon caktimin e seancës për votimin e qeverisë

Mandatari për formimin e Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti i ka dërguar Kryesisë së Kuvendit kërkesën për caktimin e seancës plenare për votimin e përbërjes së Qeverisë së re.

Kryesia do të mblidhet nesër në ora 9.00, për të shqyrtuar kërkesën e Albin Kurtit.


“Kërkesa e kandidatit për kryeministër, Albin Kurti, për thirrjen e seancës plenare të Kuvendit për votimin e përbërjes së Qeverisë së Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftim.

Sipas afatit kushtetues, Albin Kurti kanë edhe pesë ditë për t’ia propozuar për votim Kuvendit kabinetin qeverisës.

VV dhe LDK ende nuk kanë arritur marrëveshje për koalicionin qeverisës, për shkak të mos pajtimeve rreth postit të kryeparlamentarit dhe atij të presidentit.

Lexo edhe

Video