Albin Kurti homazhe për nder të veprës së drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj

Albin Kurti homazhe për nder të veprës së drejtorit të Baletit, Ahmet Brahimaj

Kryeministri në detyrë Albin Kurti bëri sot homazhe në nderim të jetës e veprës së ish-balerinit dhe drejtorit të Baletit Kombëtar të Kosovës, Ahmet Brahimaj.

 

Ai me këtë rast tha se Brahimaj ka qenë një ndër balerinët e parë të Kosovës nga brezi i parë, si dhe figura kryesore e rinisjes së baletit në vitin 2001.

 


“Një lamtumirë për njeriun që ka dhënë kontribut në rindërtimin, frymëzimin dhe përparimin e baletit në Kosovë. Brahimaj fillimisht e ka mbajtur gjallë dhe më pas e ka ngritur baletin në nivel që të na bëjë krenarë në gjithë botën. Ngushëllime familjes, miqve, nxënësve dhe balerinëve të tij për këtë humbje të madhe për Kosovën”, ka thënë Kurti.

 

Ndryshe, sot trupa e baletit ia dha lamtumirën e fundit Ahmet Brahimajt përmes një performancë, ku për disa minuta, para fotografisë së tij dhanë shfaqjen koreografike nën tingujt e Max Richter, rikompozimit të tij nga Katër Stinët e Vivaldit.

 

Ish-drejtori i Baletit Kombëtar të Kosovës, ka ndërruar jetë sot dhe varrimi i tij bëhet në ora 16:00 në lagjen Haxhiaj të Novosellës së Pejës.

Lexo edhe

Video

error: