Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Andin Hoti emërohet Kryesues i Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar Andin Hotin, Kryesues të Komisionit Qeveritar për Personat e Zhdukur.


Në komunikatën për media nga zyra e kryeministrit Kurti thuhet se “Çështja e personave të zhdukur është një nga çështjet prioritare të Qeverisë së Kosovës, dhe emërimi i sotëm tregon që kjo temë shkon përtej politikës. Dhimbja dhe ankthi me të cilën familjet përballen që 23 vite, rritet çdo ditë e më shumë, andaj është obligim i yni si Qeveri që të bëjmë më të mirën e mundshme për t’ua zbutur këtë gjendje duke u angazhuar më shumë për zbardhjen e fatit të më të dashurve të tyre”.

Theksohet se për Qeverinë e Kosovës e rëndësishme që të kenë një front të përbashkuar karshi Serbisë, në kërkesat e tyre për ballafaqim me të kaluarën.

Lexo edhe

Video

2 Comments

Komentet janë të mbyllura.

error: