Alban Zogaj: Në mandatin tonë të parë do të lidhim kryeqytetin me të gjitha qytetet e Kosovës
Zgjedhjet 2025
Lexohet për: 1 min.
AlbanZogaj
1 javë më parë
Linku u kopjua

Nënkryetari i Prishtinës, Alban Zogaj, ka deklaruar se një nga prioritetet kryesore të qeverisjes së LDK-së do të jetë lidhja e kryeqytetit me të gjitha qytetet e Kosovës, duke përfshirë ndërtimin dhe përfundimin e infrastrukturës rrugore.

Zogaj tha se do të angazhohen për të përfunduar ndërtimin e autostradave dhe rrugëve të tjera të rëndësishme që lidhin Prishtinën me qytetet si Gjilan, Podujevë, Mitrovicë dhe Pejë.

"Ne do të bëjmë gjithçka që Prishtina të lidhet pa pengesa me çdo qytet të Kosovës. Kjo është e rëndësishme për zhvillimin ekonomik, rritjen e mundësive për punësim dhe përmirësimin e kushteve të jetesës".

"Artikull i sponsorisuar - zgjedhjet 2025"

Shikoni deklaratën e plotë nga nënkryetari Alban Zogaj në videon më poshtë:

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025