Alban Hyseni, i hapur për koalicion me PDK në Gjilan

Alban Hyseni, i hapur për koalicion me PDK në Gjilan

Kryetari i zgjedhur i Gjilanit Alban Hyseni nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, ka folur rreth koalicioneve të mundshme në këtë komunë pas garës së balotazhit më 14 nëntor.

Hyseni tha se janë të hapur për koalicion me PDK-në, por jo edhe me LDK-në, e cila ka fituar numrin më të madh të këshilltarëve komunalë më 17 tetor.


“Është e vërtetë se me LDK nuk bëjmë koalicion pasi është parti që kemi garuar shumë ngushtë. Jemi të hapur për subjektet tjera politike, por baza jonë e bashkëpunimit do të jetë programi dhe kuadrot cilësore”, tha Hyseni në RTV Dukagjini.

Në garën për balotazh Alban Hyseni fitoi me 21.374 vota apo 51.03%. Ai gjithashtu ka marrë numrin më të madh edhe të votave nga diaspora – 148, ndërsa kryetari i deritanishëm Lutfi Haziri nga LDK – 65.

Lexo edhe

Video

4 Comments

  • […] 100% e votave në Gjilan, Alban Hyseni para Lutfi Hazirit Alban Hyseni, i hapur për koalicion me PDK në Gjilan Hyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në […]

  • […] i Gjilanit, Alban Hyseni Numërohen 100% e votave në Gjilan, Alban Hyseni para Lutfi Hazirit Alban Hyseni, i hapur për koalicion me PDK në Gjilan Hyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në […]

  • […] fitues i zgjedhjeve, Hyseni kishte deklaruar se nuk e përjashton mundësinë e koalicionit me PDK-në në këtë komunë. Ai pati deklaruar se e përjashton koalicionin me LDK-në meqë me të kanë […]

  • […] Alban Hyseni, i hapur për koalicion me PDK në Gjilan​Kuvendi Komunal i Gjilanit thirr mbledhje urgjente, rend dite zgjedhja e kryesuesitSot mbahet seanca e Kuvendit Komunal të Gjilanit për të zgjedhur kryesuesinHyseni betohet si kryetar i Gjilanit: Do t’i kryejë detyrat me nder, besnikëri dhe në mënyrë të paanshmeHyseni: Rotacioni ishte i pashmangshëm për të sjellë frymën e re për banorët e GjilanitHyseni: E kemi nisë këtë fushatë me bindjen se do sjellim një ndryshim historik në GjilanHaziri: Alban Hyseni është edhe kryetari im, i premtova që roli ynë ka me qenë konstruktiv […]

Komentet janë të mbyllura.

error: