Pas një përvoje të zellshme në Evropë, Azi dhe Afrikë, ALB-Architect tani është duke eksploruar me nxitim mundësitë e zgjerimit të aktivitetit në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Gjatë vizitës së tij në Washington, D.C., z. Afrim Demiri, CEO, mes tjerash zhvilloi një takim të rëndësishëm me z. Ted Cruz, senatorin nga Teksasi i cili shërben në Komisionet për Ekonomi, Marrëdhënie Ndërkombëtare, si dhe atë për Tregti, Shkencë, dhe Transport.
Z. Demiri është duke vazhduar agjendën e tij me një numër takimesh me biznesmenë dhe politikanë të rangut të lartë në Washington, Teksas, dhe New York.