Barcelona kërkon të këndellet pas rezultateve jo të mira si në kampionat ashtu edhe në garat tjera vendore si ajo e Kupës dhe Superkupës së Spanjës.
“Blaugranët” do të ballafaqohen me Alavaesin në kuadër të xhiros së 21-të të kampionatit spanjoll La Liga, transmeton KosovaPress.
Ndeshja starton nga ora 21:00 dhe këto janë formacionet zyrtare:
Alaves: Pacheco, Martin, Laguardia, Lejeune, Lopez, Pina, Escalante, Jason, Pons, Rioja, Joselu
Barcelona: Ter Stegen, Dest, Pique, Araujo, Sergio, Pedri, De Jong, Alba, Ferran, L. De Jong, Abde