Policia e Kosovës ka bërë të ditur se ka nisur ndërmarrjen e veprimeve të nevojshme, pas kërcënimit me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari.
Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti ka bërë të ditur për KosovaPress se rreth orës 16:00 është pranuar informata për dyshimet që ndërlidhen me një shpërthim të mundshëm në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari”.
“Policia menjëherë ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka nisur ndërmarrjen e veprimeve operative të nevojshme për të menaxhuar situatën.”, ka informuar Ahmeti.
Lajmin për kërcënim me bombë në Aeroportin Ndërkombëtar “Adem Jashari” e ka bërë të ditur zëdhënësja e aeroportit, Valentina Gara, e cila ka bërë të ditur se ekipet emergjente janë inolvuar në detyrë.
1 Koment
Komentet janë të mbyllura.