“Al Trade” shënoi 21- vjetorin e themelimit

“Al Trade” shënoi 21- vjetorin e themelimit

Për nder të përvjetorit të 21-të, tashmë tradicionalisht,  “Al Trade” edhe këtë vit, organizoi një ngjarje simbolike, në nderim të stafit dhe bashkëpunëtorëve.

Ngjarja ishte simbolike për shkak të situatës së krijuar nga pandemia COVID-19.

Kjo ngjarje u madhështua me ndarjen e çmimit të artë ’’Al Trade’’, ku në këtë 21 vjetor, në shenjë mirënjohje dhe nderimi për kontributdhënie ndër vite për Artin Kombëtar, iu dedikua ’’Treshi Përsheshi’’, Sevdai Radogoshi – Qumili, Rasim Thaçi- Cima dhe legjendës Ibrahim Krajkova – Leci.


 “Al Trade” më 21 tetor hapi dyert edhe për vizitorë, ku patën mundësi të shohin nga afër edhe punën që bëhet nga stafi i kësaj Kompanie.

Me shumë kënaqësi pritem në vizitë edhe një grup të nxënësve të Gjimnazit “Hivzi Sulejmani” në Fushë Kosovë në krye me drejtorin Amir Pllana dhe mësimdhënësin Vlora Bekteshi , si  dhe nxënës dhe mësimdhënës nga Institucioni parashkollor Linda.

Patjetër që “Al Trade” është falënderues edhe ndaj të gjithë punonjësve të saj, që ishin pjesë e saj dhe atyre që janë, që për këto vite dhanë kontributin e tyre në ngritjen dhe zhvillimin e kësaj Kompanie, që po rrugëtojnë së bashku drejt sukseseve të reja.

Falënderim i veçantë edhe për bashkëpunëtoret tanë, që çdoherë hasim në mirëkuptim në zhvillimin dhe avancimin e projekteve tona.

Video

1 Koment

Komentet janë të mbyllura.

error: