Al Trade Center vazhdon traditën e dhurimeve duke ndihmuar me Fondacionin Linda
Lexohet për: 1 min.
dhurimett
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Kompania Al Trade Center ka vazhduar traditën e dhurimeve duke ndihmuar me Fondacionin “Linda” për Klinikën Obstetrike-Gjinekologjike. Në njoftim thuhet se fondacioni synon të kontribuoj në kushtet e klinikës, për mirëqenien e fëmijëve dhe nënave.

“Al Trade Center ka shprehur mbështetje të vazhdueshme për këtë nismë dhe ka dorëzuar një kontribut të rëndësishëm. Falënderimi për kontributin është shprehur në emër të stafit, pacientëve dhe nënave, duke theksuar rëndësinë e ndihmës së ofruar”, thuhet në njoftim.

Në njoftim thuhet po ashtu se kjo nismë, e cila ka filluar me shumë dëshirë në vendin e lindjes, është një shprehje e përkushtimit afatgjatë për mbështetjen e shëndetit dhe mirëqenies së fëmijëve dhe nënave.

“Al Trade Center siguron se Fondacioni “Linda” do të vazhdojë të kujdeset për nevojat e klinikës edhe në të ardhmen”, thuhet njoftim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024