Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

“Al Trade Center” dhuron gjak për nder të Pavarësisë së Kosovës

“Al Trade Center” dhuron gjak për nder të Pavarësisë së Kosovës

Me rastin e 13-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, kompania “Al Trade Center”, në bashkëpunim me Qendrën Kombëtare të Transfuzionit të Gjakut, kanë organizuar aktivitetin për dhurim vullnetar të gjakut.

Me këtë rast shumë punëtorë të kësaj kompanie iu përgjigjen ftesës vullnetare për dhurim të gjakut.


Ky aktivitet që këtë vit u organizua nën sloganin “Bëhu hero, dhuro gjak”, kishte për qëllim sensibilizimin e opinionin për aksione të tilla, pasi nevojat për këtë produkt mjekësor janë mjaftë të mëdha.

“Al Trade Center” falënderon ekipin e “Qendrës të Transfuzionit të Gjakut – QKUK” për bashkëpunimin, stafin e kompanisë si dhe vullnetarët tjerë të rastit që ishin të pranishëm ku bashkërisht e dëshmuam që “të dhurosh gjak, do të thotë të japësh shpresë, të shpëtosh jetë”.

Aksioni i sotëm rastësisë me 22-vjetorin e themelimit të kompanisë “Al Trade Center”, ndërkohë që tashmë është bërë edhe tradicional.

Lexo edhe

Video

error: