AL KosovaPress – Konkurs – Agjentë marketingu dhe montazhier

AL KosovaPress – Konkurs – Agjentë marketingu dhe montazhier

Agjencia e Pavarur e Lajmeve KosovaPress shpall konkurs për:

  1. Dy agjentë të marketingut
  2. Një montazhier

Kualifikimet dhe aftësitë e përgjithshme që kërkohen nga kandidatët për pozitën e parë:

  1. Të kenë të përfunduar minimum shkollën e mesme
  2. Përvojë pune në marketing
  3. Të posedojë patent shofer, kategoria B;
  4. Aftësi të shkëlqyeshme të komunikimit, raportimit dhe qasjes në punë;
  5. Aftësi për të punuar në situate stresuese;
  6. Aftësi për të punuar e pavarur si dhe në punë ekipore, në ambiente dinamike.

Kualifikimet dhe detyrat që kërkohen nga kandidatët për pozitën e dytë:


Detyrat:

  1. Operon me montazhet linerare dhe jo-linerare (kompjuterike)
  2. Duhet të jetë kreativ në prodhimin e të gjitha llojeve të programeve
  3. Video materiali i montuar ose i përpunuar (post-produksion) duhet t’i plotësojë të gjitha
    standardet profesionale në aspektin teknik dhe artistik
  4. Bashkëpunon ngushtë me regjisorin (realizatorin), producentin ose autorin e emisionit përkatës

Kushtet:

  1. Të ketë njohuri të shkëlqyer teknike në programet: Adobe Premiere, Adobe Illustrator, Adobe
    Phottoshop.
  2. Së paku 1 vit përvojë pune në punë të ngjashme
  3. Aftësi për të punuar me ndërrime dhe me orar të zgjatur
  4. Aftësi për të punuar qetë nën presion dhe si pjesë e ekipit
  5. Duhet të ketë kreativitet dhe vetiniciativë

Konkursi mbetet i hapur nga data 25 korrik deri më datën 01 gusht 2021.

Të gjithë të interesuarit CV-të mund t’i dërgojnë në email adresën: [email protected].

Lexo edhe

Video

error: