Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Aktori i njohur kërkon të lidhet me motrat dhe vëllezërit shqiptarë

Aktori i njohur kërkon të lidhet me motrat dhe vëllezërit shqiptarë

Jim Belushi i ka befasuar të gjithë me postimin e tij të fundit në Twitter.

Aktori i njohur vite më parë ka treguar për origjinen e tij nga Shqipëria dhe këtë e ka konfirmuar edhe njëherë përmes një postimi në Twitter.


Ai ka bërë një shkrim të shkurtër, duke iu kërkuar të gjithë fansave të tij shqiptarë anë e kënd globit që ta shpërndajnë atë sa më shumë, në mënyrë që të krijojnë një lidhje sa më të afërt dhe ta ndjekin atë në këtë rrjet social.

“Nëse je shqiptar, rishpërndaje këtë, do të doja të lidhesha më shumë vëllezër dhe motra të mijë shqiptarë në këtë platformë”, ka shkruar aktori i filmave hollivudianë në statusin e tij.

Ai ka vendosur edhe si emoji flamurin shqiptar çka ka bërë që rishpërndarja nga shqiptarët të bëhet më e madhe.

Lexo edhe

Video

error: