Aktivisti i LVV-së shoqërohet në polici: Qeveria e Mustafës dhe Thaçit nuk kalon

Aktivisti i LVV-së shoqërohet në polici: Qeveria e Mustafës dhe Thaçit nuk kalon

Pasditen e sotme derisa presidenti Hashim Thaçi po mbante një konferencë për media, një grup i qytetarëve kanë vazhduar thirrjet, duke e quajtur të parin e shtetit “hajn”. Aty reaguan pjesëtarët e mbrojtjes së tij duke shkaktuar një përleshje mes tyre në sheshin “Ibrahim Rugova”.

Veron Hasani, aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje është shoqëruar  nga policët në stacionin policor. Derisa qytetarët kanë kundërshtuar një gjë të tillë, duke brohoritur  “hajnat në burg”, duke kundërshtuar “arrestimin”, siç thonë ata, ndërkohë Hasani është parë i gjakosur dhe me disa të ënjtura në fytyrë.


“Na kanë sulmuar në këtë pjesën e sheshit… qeveria e paligjshme e Isa Mustafës edhe e Hashim Thaçit nuk kalon… “A bën me dit pse po arrestohet Veron Hasani”…Po na mohohet fjala e lirë… “Për çka po e arrestoni njeriun, për çka po e arrestoni njeriun. Lëshoni njeriun, pse e ka shprehur mendimin e veta. Shtet policor. Në shërbim të hajnave menjëherë keni filluar në gjendje gatishmërie”, tha Hasani.

Veron Hasani, i cili është aktivist i LVV-së, thuhet se është goditur nga katër persona, të cilët kishin ardhur nga oborri i Kuvendit gjatë kohës sa ishte duke mbajtur konferencë presidenti Hashim Thaçi.

Lexo edhe

error: