Lajme   Biznes   Sport   Covid-19   Video   Kulturë   Magazina   Ngjarje

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë

Aktakuzë për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë

Prokuroria Speciale e Kosovës, ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti Special, kundër tre të pandehurve D.G., V.K., dhe Rr.S. për veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë.

Prokuroria njofton se aktakuza është ngritur për shkak se është vërtetuar dyshimi i bazuar mirë, se të pandehurit D.G., V.K., kanë veprën penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar.


Ndërkaq, i pandehuri Rr.S., ka kryer veprat penale keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar dhe privimi i kundërligjshëm i lirisë.

Prokuroria Speciale në aktakuzë ka propozuar që pas administrimit të të gjitha provave në shqyrtim gjyqësor, të pandehurit t’i shpall fajtorë për veprat penale që u vihen në barrë dhe t’i dënojë sipas ligjit.

Lexo edhe

Video

error: